Sport

Batshuayi vazhdon të shkëlqejë, i siguron fitoren Dortmundit ndaj Frankfurtit

Dortmundi ka fituar ndeshjen dramatike sot ndaj Frankfurtit, në të cilën u shënuan pesë gola.

Russ shënoi autogol në minutën e 12 për t’i dhënë epërsinë Dortmundit, më pas Joviq barazoi shifrat në minutën e 75, transmeton Koha.net.

Megjithatë vendasit rikthyen epërsinë përmes Batshuayit dy minuta më vonë. Mysafirët barazuan përsëri shifrat në mnutën e 90+1.

Por, Michy Batshuayi doli përsëri në skenë për t’i siguruar fitoren Dortmundit me golin e shënuar në minutën e 90+4.

Në vendin e tretë Dortmundi ka 45 pikë, kurse Frankfurti në vendin e pestë ka 42 pikë.