Sport

Juve merr kreun, shkëlqen Dybala

Pas fitores ndaj Udineses kampioni italian, Juventus ka marrë kreun e tabelës në Serie A.

Ishte ylli argjentinas Paulo Dybala që shënoi të dy golat e këtij takimi, raporton Koha.net.

Në këtë takim një penalti e humbi Higuain në minutën e 38, por asistoi në golin e dytë të Dybalas në minutën e 49.

Valon Behrami luajti për Udinesen për 76 minuta, kur u zëvendësua në këtë minutë nga De Pauli.

Në krye të tabelës Juventusi ka 71 pikë, dy më shumë se Napoli që sonte luan ndaj Interit. Udinese në vendin e 11 ka 33 pikë.