Sport

Titujt e parë të Trepçës, trashëgimia e Behramit për basketbollin

Me dy duart e bëra grusht dhe të ngritura lart në shenjë triumfi dhe me kokën e zgjatur pak prapa në shenjë gëzimi.

Kjo është fotografia e Ahmet Behramit në librin "Qëndresa dhe krenaria e basketbollit", shkruan Koha Ditore.

Në prapavijë shihet palestra e mbushur me shikues dhe një pano e tifo-grupit "Torcida", që shumë herë u gëzua nga skuadra e drejtuar nga Behrami.

Ata që kanë bashkëpunuar me Behramin thonë se kjo fotografi e paraqet më së miri karakterin e trajnerit mitrovicas që vdiq më 26 shkurt, pas një sëmundjeje të rëndë e të gjatë.

Behrami ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare, ndërsa dy-ish lojtarët e tij, Besim Braha e Artan Mehmeti, vlerësojnë se trashëgimia e tij për basketbollin mitrovicas dhe atë kosovar në përgjithësi është e madhe. Ai do të mbahet mend sidomos për dy titujt e parë që i ka fituar me Trepçën, pas luftës. Por kontributi i Behramit për Trepçën dhe basketbollin kosovar ka nisur shumë më herët... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)