Sport

Barcelona fiton edhe pa Messin

Barcelona ka shënuar fitore në udhëtim te Malaga edhe pa yllin kryesor të skaudrës, Leo Messi, i cili për shkaqe personale nuk ka udhëtuar sot me skuadrën.

Katalunasit fituan këtë përballje me rezultat prej 0 me 2, raporton Koha.net.

Dy ish-futbollistët e Liverpoolit, Luis Suarez e Philippe Coutinho shënuan golat e këtij takimi.

Suarez shënoi në minutën e 15 pas asistimit nga Alba, kurse për Coutinhon asistoi Dembele kur po luhej minuta e 28.

Në minutën e 30 Malaga mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Garcia u ndëshkua me karton të kuq.

Barcelona në krey të tabelës ka 72 pikë, kurse Malaga në vendin e fundit ka vetëm 13 pikë.