Sport

Ylli i Benficas nënshkruan parakontratë me Napolin

Descriptive Text

Raportohet se mbrojtësi i Benficas, Alejandro Grimaldo ka nënshkruar parakontratë me gjigantin italian, Napolin.

A Bola raporton se ai do të transferohet te Napoli për 30 milionë euro në afatin kalimtar të verës, transmeton Koha.net.

Mbrojtësi i krahut të majtë shquhet për aftësitë e tij të mira edhe në aspektin sulmues.

22 vjeçari është prodhim i akademisë së Barcelonës, përderisa është pjesë e Benficas që nga janari i vitit 2016.

Grimaldo, që ka klauzolë largimi prej 60 milionë euro, këtë sezon ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asistime në 28 ndeshje të zhvilluara.