Sport

Shumë klube kërkojnë Alissonin, Roma sqaron situatën e tij

Interesimi i disa klubeve nga Premier League dhe zërat për një klauzolë jo të lartë kanë detyruar drejtorin sportiv të Romës të sqarojë situatën kontraktuale të portierit Alisson.

Sipas Monchit, portieri brazilian nuk ka një klauzolë largimi që do të thotë se çmimin do ta vendosë klubi në rast të ofertave konkrete ndërsa shtoi se Alisson ka edhe 4 vite të tjera kontratë me Romën, transmeton SS.

Për Alisson janë Liverpooli e Manchester Unitedi që kanë shfaqur interes por edhe Atletico Madrid e shikon si pasuesin e mundshëm të Jan Oblakut.