Sport

Donnarumma drejt PSG-së

Me Milanin që ka konfirmuar nisjen e bisedimeve me portierin e Napolit, Pepe Reina, Corriere dello Sport raporton se Gianluigi Donnarumma është drejt transferimit te gjiganti francez, PSG.

Reina në qershor do të jetë lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Napolin, dhe Milani ka shprehur interesim për spanjollin, transmeton Koha.net.

Raportohet se Milani i ka ofruar kontratë tre vjeçare me vlerë prej 3 milionë euro në vit. Në anën tjetër Rossonerët mund ta humbin Donnarumman që po pëlqehet nga PSG-ja, që gjithashtu po e kërkon trajnerin italian Antonio Conte.