Foto Strakosha zbulon se i biri i tij ishte afër transferimit te Cardiff City

Foto Strakosha zbulon se i biri i tij ishte afër transferimit te Cardiff City

26 mars 2017 09:59

Ish-përfaqësuesi i Shqipërisë, Foto Strakosha ka zbuluar se djali i tij, Thomasi ishte shumë afër që të bashkohej me klubin uellsian Cardiff City, para se të ribashkohej me Lazion, ngjyrat e së cilës mbron tani.

Thomas Strakosha shkoi hapave të babait të tij, duke bërë paraqitjen e tij të parë të plotë për kombëtaren shqiptare në humbjen prej 2-0 ndaj Italisë, transmeton Koha.net.

Pas këtij takimi Foto Strakosha, që ka 73 ndeshje për Shqipërinë gjatë viteve 1990 dhe 2005, tregoi se Thomasi ishte pranë Cardiffit kur kishte përfunduar huazimin e tij nga Lazio te skuadra e Serie B, U.S Salernitana.

“Gjithçka po shkon shumë mirë te Lazio dhe ai mori vendimin e duhur që shkoi aty, që është fat, sepse Thomasi ishte pranë transferimit te Cardiffi. Së bashku vendosëm që të qëndrojmë në Itali, ku futbolli është në një nivel të lartë, dhe ai ka bërë punë të mrekullueshme. Nuk duhej t’i jepja shumë këshilla,vetëm i thashë të ruante qetësinë deri në fund. Ai nuk u ndikua nga fakti se kishte rivalë të fortë para tij”, është shprehur Foto Strakosha për Football Italia.

22 vjeçari ka bërë 15 paraqitje për Lazion këtë sezon, duke mbajtur shtatë herë portën e paprekur gjë që e ndihmon Lazion të garojë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme