Sport

Portierit që iu mbyllën shumë dyer ka mbërritur në Përfaqësuese

Besimi që drejtuesit e Trepçës '89 kishin shfaqur ndaj një portieri të ri, në një moment të vështirë të tij, po i shpaguhet shumëfish skuadrës mitrovicase që po marshon drejt titullit të kampionit të Kosovës në futboll.

Një djalosh i panjohur nga Podujeva po haste në mosbesim të klubeve kosovare pasi po vinte nga një lëndim i rëndë që e mbajti jashtë fushës për plot dy vite, shkruan sot Koha Ditore. Por kur të gjithë ia mbyllën derën Bledar Hajdinit, për shtatlartin një derë u hap te Trepça '89.

Hajdini, tash 21-vjeçar, ishte ndër pikat e forta të 89-shit në këtë edicion të Vala Superligës. Vlerësohet se ka treguar siguri të lartë në portë dhe ka ndihmuar skuadrën që para fillimit të fazës së tretë dhe të fundit të garave, të jetë gjashtë pikë para përcjellësit të parë.

Nga paraqitjet e mira po përfiton edhe ai vetë personalisht. Për të satën herë është ftuar në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Aktualisht vlerësohet portieri i tretë prapa Samir Ujkanit e Adis Nurkoviqit, por përfshirja në përfaqësuese vlerësohet sukses i madh për të...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.