Sport

Reina nënshkruan me Milanin

Pepe Reina ka nënshkruar me Milanin për tre vjet.

Mediat italiane thonë se kjo tashmë është punë e kryer dhe se largimi i tij nga Napoli do të vijë në fund të këtij sezoni.

Portieri spanjoll 35-vjeçar ka arritur marrëveshje me “Rossonerët”, kurse paga vjetore e tij do të jetë 3 milionë euro.

Ajo që mbetet në pikëpyetje është se a do të jetë Reina zëvendësuesi i Donnarummës te 7 herë kampioni i Evropës apo talenti pritet të largohet nga “San Siro” në fund të këtij edicioni.