Barça frikësohet se dikush mund ta aktivizojë klauzolën 700 milionëshe të Messit

Barça frikësohet se dikush mund ta aktivizojë klauzolën 700 milionëshe të Messit

08 mars 2018 17:48

Klauzola e largimit të Lionel Messit nga Barcelona mund të mos jetë e mjaftueshme për të parandaluar klubet rivale që të sigurojnë shërbimet e yllit botëror, sipas drejtorit financiar të Barcelonës, Pancho Schroder.

Argjentinasi nënshkroi kontratë të re me klubin duke e zgjatur qëndrimin te katalonasit deri më 2021. Në kontratën e tij është përfshirë klauzola prej 700 milionë eurosh.

“Kemi caktuar një klauzolë që mendojmë se është e mjaftueshme që ta mbajmë Messin deri në pensionim te Barcelona. Por kështu kemi menduar edhe me klauzolën e Neymarit (që u shit te PSG-ja për 222 milionë euro). Duke shikuar kah e ardhmja, mendoj se është e vështirë, por këto ditë gjërat janë pak të çmendura”, ka thënë ai për SkySports.

Messi ka shkëlqyer në edicionin e ri me 24 gola në La Ligë dhe 32 në total në të gjitha garat.

Barça është në garë për titullin në ligë dhe në Kupën e Mbretit e në Ligën e Kampionëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme