Mignolet i gatshëm të largohet nga Liverpooli

Mignolet i gatshëm të largohet nga Liverpooli

08 mars 2018 15:41

Portieri Simon Mignolet raportohet se ka vendosur të largohet nga Liverpooli gjatë kësaj vere.

Belgu gjatë pesë vjet qëndrimi në Anfield, ka qenë zgjedhja e parë me 202 paraqitje në të gjitha garat.

Gardianit 30-vjeçar i është zënë vendi nga Loris Kariusi dhe është raportuar se Liverpooli ka shprehur interesim për portierin e Romës, Alissonin.

Sipas DH, Mignolet ka vendosur t’i jap fund qëndrimit te Liverpooli dhe pritet të kalojë në Serie A.

Napoli ka shprehur interesim për belgun, i cili mund të transferohet si zëvendësues i Pepe Reinas.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme