Reali rivalizon Juven për Emre Canin

Reali rivalizon Juven për Emre Canin

08 mars 2018 12:57

Real Madridi është duke e rivalizuar Juventusin për transferimin e mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can.

Gjermani do të jetë lojtar i lirë pas 30 qershorit dhe pritej që t’i bashkohej Juves me të përfunduar kontratën me klubin anglez.

Edhe pse nuk ka pasur njoftim për arritje të marrëveshjes, mesfushori ka thënë se nuk ka marrëveshje me asnjë klub.

Gazzetta dello Sport ka raportuar se oferta e Juves nuk është problem për paqartësitë e krijuara.

“Zonja e Vjetër” i ka ofruar 5 milionë euro për sezon, plus bonuset, por interesimi i Real Madridit ka shtyrë vonesën e marrëveshjes.

Përfaqësuesit i kanë kërkuar kohë Emre Canit që të mendojë për ofertën e Madridit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme