Ramos, trajnerja 92-vjeçare e futbollit

Ramos, trajnerja 92-vjeçare e futbollit

08 mars 2018 11:02

Me stilin e saj të ashpër, e zëshme dhe me kërkesë për disiplinë, trajnerja 92-vjeçare e të rinjve në futboll, Maria Angelica Ramos, është duke ndihmuar të kthejë fëmijët e rinj në futbollistë të vërtetë në Peru.

Ramos, që njihet nga lojtarët e saj si "Zonja e vjetër", ka qenë trajnere për gati gjysmë shekulli, shumicën e kohës te skuadra nga kryeqendra Lima, America Mimi Sporting Club, shkruan sot Koha Ditore.

Diku rreth 1.000 lojtarë kanë bërë xhiro dhe kanë kryer stërvitjet nën syrin strikt të Maria Angelicas dhe ndonëse shëndeti i saj po bie, 92-vjeçarja është ende duke punuar fort.

Ajo po motivohet nga nxënësit e saj, që po e vlerësojnë si "nënë e dytë" e herë-herë edhe si gjyshe të tyre.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme