Ylli pret të shkëlqejë me Krasniqin trajner e me dy përforcimet

Ylli pret të shkëlqejë me Krasniqin trajner e me dy përforcimet

08 mars 2018 09:59

Pas eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, skuadra e Golden Eagle Yllit është mobilizuar në prag të plejofit, duke angazhuar trajner të ri dhe duke afruar dy përforcime.

Arben Krasniqi do ta drejtojë skuadrën nga Suhareka deri në fund të këtij edicioni, kurse Elio Sadiku e Alexis Wangmene do ta ndihmojnë ekipin në arritjen e objektivave këtë edicion, që është të paktën finalja e plejofit. Në ekip do të kthehet edhe Arif Mehmetaj, i cili javë më parë ishte larguar nga klubi për shkak të mosmarrëveshjeve, ka bërë të ditur kryetari i Yllit, Naim Berisha, të mërkurën për gazetën. Ai beson se ekipi do të futet fuqishëm në garat e plejofit, shkruan sot Koha Ditore.

Ylli aktualisht zë vendin e tretë në tabelë dhe synon që nga kjo pozitë të futet në garat e plejofit, ku në gjysmëfinale do të përballej me Bashkimin që renditet i dyti.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme