Portugalia ka shënuar fitore bindëse ndaj Hungarisë për kualifikimet në Botërorin “Rusia 2018”.
Ishte Cristiano Ronaldo që pati fjalën kryesore në këtë ndeshje duke shënuar dy gola në fitoren prej 3-0, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse golin tjetër për portugezët e shënoi Silva.
Me këtë fitore Portugalia mban vendin e dytë në Grupin B me 12 pikë, tre më pak se Zvicra.
Franca fitoi ndaj Luksemburgut me rezultat 1 me 3. Giroud shënoi dy herë, dhe Griezmann shënoi një gol nga pika e bardhë.
Golin e vetëm për vendasit e shënoi Joachim në minutën e 34.
Në takimin tjetër Belgjika ndau pikët me Greqinë, pas barazimit 1-1.
Grekët kaluan në epërsi për Mitroglout. Dhe shifrat më pas i barazoi Lukaku.
Tachtsidis dhe Kapino u përjashtuan nga ndeshja pasi u ndëshkuan me nga dy kartonë të verdhë.
Dhe ishte Holanda ajo që befasoi për të keq në këto ndeshje kualifikuese, duke u mposhtur nga Bullgaria, 2-0.
Të dy golat për vendasit i shënoi Delev në minutat 5 dhe 20.