Sport

KOK-u e vlerëson real kategorizimin e sporteve

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) vlerëson se kategorizimi i federatave të sporteve në grupet A, B, C dhe D është real dhe se ka pak gjasa ose aspak të ndryshojë pas afatit për ankesa.

Renditja e federatave nëpër kategori është bërë nga një komision i KOK-ut, por me material të ofruar nga vetë federatat, i cili më pas është verifikuar.

Raporti final i kategorizimit të sporteve, sportistëve dhe trajnerëve është publikuar të mërkurën, në ditën kur gazeta ka zbuluar gjithçka.

Kryetari teknik i Komisionit të KOK-ut për shqyrtimin e dokumentacioneve të dorëzuara nga federatat, Shasivar Haxhijaj, tha se në të ardhmen rregullorja në bazë të së cilës është bërë kategorizimi, ka nevojë për ndryshime të vogla.

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.