Sport

Zvarritjet shumëvjeçare të proceseve të brendshme

Të mërkurën, më në fund, janë bërë publike kategoritë në të cilat gjenden federatat sportive të vendit, sportistët e trajnerët. Kategorizimi është një proces që është kërkuar të përfundojë shumë vjet më parë. Por me gjithë premtimet e herëpashershme, kategorizimi ka përfunduar vetëm tash.

Por nuk është vetëm kategorizimi proces i zvarritur me vite. Njëjtë, sporti dhe sportistët kishin pritur gjatë edhe për Ligjin për sport, më pas disa vjet edhe për amendamentimin e tij. Shumë më gjatë kishin pritur për rregulloret që përcaktonin shpërblimet për sukseset kulmore të sportistëve dhe bursat, si dhe për futjen në fuqi të Ligjit për sponsorim, që është bërë vetëm këtë vit, shkruan sot Koha Ditore.

Pritet që tashmë buxheti i shtetit i paraparë për sport t'iu ndahet federatave në bazë të kategorive në të cilat gjenden ato. Janë shumë kritere që thuhet se janë marrë për bazë për të caktuar kategoritë e federatave.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.