Juventusi përmbys gjithçka, heshtet Londra

Juventusi përmbys gjithçka, heshtet Londra

07 mars 2018 21:27

Juventusi ka realizuar dy gola të shpejtë ndaj Tottenhamit për të përmbysur rezultatin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasit Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala shënuan në minutat 64 dhe 67 për të kthyer rezultatin në 1 me 2.

Me këtë rezultat, Juve kalon në çerekfinale të Championsit.


Tottenhami në epërsi ndaj Juves

Heung-Min Son ka kaluar Tottenhamin në epërsi në përballjen e kthimit ndaj Juventusit në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Jugkoreani realizoi në minutën e 39-të për 1 me 0 duke u dhënë epërsi të madhe londinezëve.

Në takimin e parë, ekipet barazuan 2 me 2 në Torino dhe tani Juve duhet patjetër të realizojë së paku dy gola për të menduar për kualifikim tutje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme