Xhudo dhe karateja janë përfshirë në kategorinë e parë (A) të sporteve, sipas raportit përfundimtar të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Kategorizimi i sporteve është ndarë në katër kategori. Siç ka shkruar sot Koha Ditore, në kategorinë e parë (A) janë Federata e xhudos, e karatesë, e futbollit, hendbollit, basketbollit dhe volejbollit.
Shtatë federata tjera e përbëjnë kategorinë e dytë si: Atletika, boksi, noti, pingpongu, skitaria, tenisi dhe peshëngritja. Federatat tjera ndodhen në kategorinë C, kurse e vetmja në kategorinë D, është Federata e Minigolfit.
Sa i përket sportistëve, kampione në këtë kategori është Majlinda Kelmendi për shkak të medaljes së saj olimpike.
Federatat tjera nuk janë vlerësuar për shkak të mos zhvillimit të aktiviteteve të tyre në vitin e kaluar, kurse disa për shkak të mos marrjes së licencës nga MKRS.
Ky është kategorizimi i sporteve:
Kategoria “A”
1. Federata e Xhudos e Kosovës 83.10 pikë
2. Federata e Futbollit e Kosovës 77.37 pikë
3. Federata e Karatesë e Kosovës 70.79 pike
4. Federata e Hendbollit e Kosovës 67.5 pikë
5. Federata e Basketbollit e Kosovës 66.9 pikë
6. Federata e Volejbollit e Kosovës 65.49 pikë
Kategoria “B”
7. FederataAtletike e Kosovës 56.74 pikë
8. Federata e Boksit e Kosovës 51.55 pikë
9.Federata e Notit e Kosovës 50.03 pikë
10. Federata e Pingpongut e Kosovës 47.99 pikë
11. Federata e Skitarisë e Kosovës 47.69 pikë
12. Federata e Tenisit e Kosovës 46.01 pikë
13. Federata e Peshëngritjes e Kosovës 45.1 pikë
Kategoria C
13. Federata e Shigjetarisë e Kosovës 44.55 pikë
14. Federata e Çiklizmit e Kosovës 44.4 pikë
15. Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës 43.66 pikë
16. Federata e Mundjes e Kosovës 41.9 pikë
17. Federata e Shahut e Kosovës 35.6 pikë
18. Federata e Boulingut e Kosovës 34.8 pikë
19. Federata e Bodybuldingut e Kosovës 34.55 pikë
20. Federata e Autosporteve e Kosovës 33.5 pikë
21. Federata e KickBoksit e Kosovës 32.2 pikë
22. Federata e Aeronautikes e Kosovës 28.2 pikë
Kategoria D
23. Federata e Minigolfit e Kosovës 16 pikë
Federatat që nuk janë vlerësuar
Federata e Taekwondosë e Kosovës, Federata e Pentatlonit Modern, Federata e Lundrimit, Federata e Kërlingut, Federata e Sportit Shkollor, Federata e Sporteve Universitare e Kosovës, Federata e Bjeshkatarisë, Federata Sportive e Punëtorëve e Kosovës.
Kategorizimi i Sportistëve
Majlinda Kelmendi Sportiste e merituar 100 pikë
Distria Krasniqi, Sportiste ndërkombëtare 45 pikë
Nora Gjakova, Sportiste ndërkombëtare 40 pikë
Akil Gjakova, Sportist ndërkombëtar 37.5 pikë
Loriana Kuka, Sportiste ndërkombëtare 20 pikë
Laura Fazlia, Sportiste ndërkombëtare 10 pikë
Shpat Zeka, Sportist ndërkombëtar 10 pikë
Herolind Nishevci, Sportist botëror 60 pikë
Jetmir Goqi Sportist botëror 35 pikë
Gentiana Beqa Sportist botëror 30 pikë
Kategorizimi i trajnerëve
Driton Kuka, trajner i xhudos 131.5 pikë
Shqipe Zogiani, trajnere e karatesë 30 pikë
Burim Vraniqaj, trajner i bodybuildingut 17.5 pikë
Dren Beqa, trajner i bodybuildingut 15 pikë
-
7 mars 2018 21:09
-
Shpërndaje në: