Gattuso e quan veten fillestar në krahasim me Wengerin

Gattuso e quan veten fillestar në krahasim me Wengerin

07 mars 2018 18:08

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, e ka quajtur veten fillestar në krahasim me trajnerin e Arsenalit, Arsene Wenger.

Dy gjigantët evropianë takohen të enjten në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Evropa Ligës, në San Siro.

Gattuso thotë se është tejet i lumtur që do të testohet me një trajner me shumë përvojë.

“Nuk është sfidë me të, sepse në atë aspekt nuk ka garë. Ai ka fituar aq shumë në karrierë, ka qenë trajner në të njëjtin klub për 21-22 vjet. Rruga ime është shumë e gjatë. Do të jetë ndeshje interesante, me një filozofi të re kundër përvojës së tij. Ai pëlqen të luajë me stil të bazuar në posedim. Unë kam luajtur shumë lojëra të tilla të vështira si lojtar, por tash është gjithçka ndryshe. Në krahasim me Wengerin jam fillestar, sapo kam nisur dhe ai është trajner qe 30 vjet”, ka thënë në konferencën para ndeshjes Gattuso.

Milani s’ka pësuar humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa Arsenali ka pësuar katër humbje rresht.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme