Klubi kinez përdor verën për të transferuar Iniestan

Klubi kinez përdor verën për të transferuar Iniestan

07 mars 2018 16:40

Klubi i Superligës kineze, Tianjin Quanjian, raportohet se i ka ofruar Andres Iniestas blerjen e 2 milionë shisheve verë për ta bindur që të largohet nga Barcelona.

33-vjeçari, që ka kaluar gjithë karrierën në Camp Nou, po përfolet se gjatë verës do të largohet nga Spanja.

Siç raporton “The Sun”, Tianjin jo vetëm që do t’i ofrojë Iniestas pagë 30 milionë funte në vit, por edhe do t’i blejë verë nga kompania ku ai është pronar.

Iniesta ka këtë firmë që nga viti 2010.

Pavarësisht kësaj oferte të majme, mesfushori nuk pritet që të largohet nga Barça.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme