Sport

Shevchenko: Gattuso ia ktheu identitetin Milanit

Descriptive Text

Andriy Shevchenko ka lavdëruar ndikimin që ka sjellë ish-bashkëlojtari i tij, Gennaro Gattuso që prej emërimit si trajner i Milanit.

Andriy Shevchenko ka lavdëruar ndikimin që ka sjellë ish-bashkëlojtari i tij, Gennaro Gattuso që prej emërimit si trajner i Milanit.

Shevchenko dhe Gattuso luajtën së bashku në San Siro prej vitit 1999 deri 2006, duke fituar Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. Ish-sulmuesi i Milanit tani është trajner i Ukrainës ndërsa italiani së fundmi mori drejtimin e ekipit kuqezi.

“Rino ndryshoi pamjen e Milanit”, ka thënë Shevchenko për Gazzetta dello Sport. “Ia ktheu identitetin dhe atë që i përkiste ekipit. Ai dëshiron që lojtarët të jenë garues dhe agresiv: kështu ishte si lojtar, prandaj nuk jam i befasuar”.

“Ai është dikush që nuk dorëzohet edhe për një milimetër. Rino nuk frikësohet nga asgjë. Ia kanë dhënë mundësinë dhe po e shfrytëzon. Shpresoj që do ta dërgojë Milanin në Evropë sezonin e ardhshëm”.