Ajeti, mbrojtësi më i mirë në Seria A për ndeshjet vendase

Ajeti, mbrojtësi më i mirë në Seria A për ndeshjet vendase

07 mars 2018 12:31

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, në analizat statistikore të mediave italiane rezulton mbrojtësi më i mirë i Serisë A, për ndeshjet në shtëpi. Mesatarja e vlerësimit nga mediat për mbrojtësin shqiptar është 6.58, duke lënë pas emra të rëndësishëm në Itali, si Benatia, Skriniar, Kulibali, Kolarov, De Vrij.

Ajeti ka rezultuar një surprizë e madhe dhe askush nuk e priste që ai të kryesonte të kryesonte listën e “TOP 10” mbrojtësve më të mirë të Serisë A, për ndeshjet në shtëpi që nga fillimi i këtij sezoni.

Ekipi i Ajetit ndodhet në vendin e 18-të, që për momentin përkthehet në rënie nga Seria A. Megjithatë, deri në vendin e 14-të skuadrat janë të ngjeshura në renditje dhe Krotone ka mundësi për të mbijetuar.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme