Interi shpreson në transferimin e Di Marias

Interi shpreson në transferimin e Di Marias

07 mars 2018 11:18

Interi është duke shpresuar në transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germainit, Angel Di Maria gjatë kësaj vere, por vetëm me një kusht.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, do të tentojë transferimin e Di Marias nëse klubi siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Argjentinasi sivjet ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në 15 të tjerë për 34 paraqitje për PSG-në.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme