Sport

Hakerët e “pensionojnë” Mahrezin nga futbolli

Një komunikatë përmes së cilës u kumtua pensionimi i Riyad Mahrezit nga futbolli, ishte rezultat i hakimit të llogarisë së tij në Facebook.

Mahrezi pasi realizoi golin e barazimit kundër Bournemouthit të shtunën, premtoi se do të jepte gjithçka për Leicesterin. Ky ishte goli i parë i tij që prej dështimit të transferimit në Manchester City.

Deklarata e publikuar, sipas Sky Sports, nuk vjen prej lojtarit, por prej disa hakerëve.

“Pas konsultimeve me doktorët, kam vendosur që të qëndroj larg futbollit. Kohës time si futbollist i erdh fundi, dua t’i them disa fjalë. Dua të falënderoj të gjithë për përkrahjen që kanë treguar në këtë qytet të pabesueshëm, do të jeni në zemrën time”.