Zidane: E merituam fitoren kundër Parisit

Zidane: E merituam fitoren kundër Parisit

07 mars 2018 09:43

Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se ekipi i tij do të jetë vlerë e mirë për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kampioni aktual i Evropës mposhti Paris Saint-Germainin 2 me 1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5 me 2. Klubi francez u mposht për herë të dytë në shtëpi gjatë këtij sezoni.

“E nisëm takimin shumë mirë. Ishim të përqendruar dhe besoj se ishte fitore e merituar. Ishte ndeshje e vështirë, por jam i kënaqur. Më duhet të uroj lojtarët sepse ata ishin në fushë. Bravo për ata”, ka thënë Zidane.

“Është fushë e vështirë, atmosfera ishte fantastike. E merituam kalimin tutje”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme