Zvicra vazhdon formën e lartë në kualifikime Foto: Reuters

Zvicra vazhdon formën e lartë në kualifikime

25 mars 2017 19:49

Zvicra ka shënuar fitore në përballjen e sotme ndaj Letonisë, për të vazhduar formën e lartë në Grupin B për kualifikimet në Botëror.

Ishte Josip Drmic ai që i dha pikët e plota Zvicrës, duke shënuar në minutën e 66 pas asistimit nga Mehmedi, raporton Koha.net.

Në radhët e Zvicrës u paraqitën edhe futbollistët shqiptarë: Xhaka, Shaqiri, Mehmedi, dhe Xhemaili.

Zvicra ka 5 fitore në po aq ndeshje, dhe është lider në Grupin B.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme