Reali fundos Parisin për çerekfinalen e “Championsit”

Reali fundos Parisin për çerekfinalen e “Championsit”

06 mars 2018 22:39

Real Madridi ka mposhtur Paris Saint-Germainin në kryeqytetin francez, për të siguruar një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Përkundër rezultatit 3 me 1 që “Mbretërit” e siguruan nga ndeshja e parë e zhvilluar në Santiago Bernabeu, spanjollët nuk u ndalën edhe në ndeshjen e kthimit, duke fituar 2 me 1.

Cristiano Ronaldo hapi ndeshjen kur realizoi me kokë në minutën e 51.

Për parisienët gjërat u vështirësuan në minutën e 66 kur Marco Verratti u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa pesë minuta më vonë Edinson Cavani realizoi golin që i dha pak shpresë vendasve.

I të njëjtit mendim nuk ishte mesfushori Casemiro, i cili me një goditje të devijuar realizoi për rezultatin përfundimtar 2 me 1 dhe atë të përgjithshëm 5 me 2.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme