Sport

Edon Zhegrova vendos për Kosovën

Edon Zhegrova ka vendosur të luajë për Kosovën, raporton Sporti në KTV.

Në një fotografi të siguruar KTV-ja shihet Zhegrova së bashku me kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

KTV raporton se ai do të luajë për ekipin e parë të përfaqësueses së Kosovës.

Talenti kosovar, Edon Zhegrova të dielën ka rrëfyer detaje nga karriera e tij, prej Flamurtarit deri te Genku në Belgjikë.

Ekipi i KTV-së ka qenë në vizitë te futbollisti prishtinas në Genk.

Me Genkun, talenti kosovar shumë shpejt ka kremtuar golin e parë ndërkaq mëton që në sezonin e parë të fitojë trofe. Genku është në finale të Kupës së Belgjikës dhe triumfi në Kupë, që do të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, është objektivi kryesor i skuadrës.

Edon Zhegrova zbulon ëndrrën e tij të madhe, idhullin e tij dhe ndeshjen që nuk do ta harrojë kurrë.