Sport

PSG e dëshiron Zidanen si pasardhës të Emeryt

Paris Saint-Germaini raportohet se e dëshiron Zinedine Zidanen si zëvendësues potencial të Unai Emeryt.

Trajneri francez po lidhet me një largim nga “Mbretërit” pasi sivjet janë dorëzuar në garën për titull të La Ligas.

Edhe pse Emery i ka fituar 79 prej 100 ndeshjeve me Parisin, vazhdimisht është raportuar se do të largohet nga kampioni francez dhe sipas gazetës “Marca”, PSG ka shprehur interesim për Zidanen.

Emërimi i legjendës franceze si trajner është “ëndërr e PSG-së” dhe klubi nuk do të hezitojë që ta marrë si trajner nëse 45-vjeçari është i lirë gjatë muajve të ardhshëm.