Sport

Hazard e Courtois në listën e të dëshiruarve nga Reali

Real Madridi synon që të bëjë dy lëvizje të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Janë dyshja belge e Chelseat, Eden Hazard dhe Thibaut Courtois që janë prioritet e Realit, raporton The Guardian.

Kurse nga Real Madridi pritet që të largohen Alvaro Morata e James Rodriguez, që do të linte hapësirë për përforcimet e reja, transmeton Koha.net.

Hazard është në negociata për një kontratë të re me Chelsean, dhe një gjë e tillë e shqetëson Realin, shkruan The Guardian, pasi gjiganti spanjoll beson se ai do ta mirëpriste këtë transferim. Hazard ka edhe tre vjet të mbetura në kontratën e Chelseat, dhe “Los Blancos” nuk duan që ai ta vazhdojë atë.