Sport

Vëllaznimi në gjysmëfinale të Kupës

Descriptive Text

Vëllaznimi ka mposhtur Dritën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Skuadra gjakovare siguroi kualifikimin në mesin e katër më të mirëve duke fituar në penalti.

Takimi i rregullt u mbyll 2 me 2, me Vëllaznimin që barazoi në minutat shtesë. Kastriot Rexha shënoi dy golat për Dritën, ndërsa Chibuze dhe Lekë Vula shënuan për Vëllaznimin.

Në penalti, gjakovarët fituan 5 me 6 për të ecur tutje.