Sport

E ardhmja e Alushit te Nurnbergu është e hapur

Enis Alushi mund të largohet gjatë verës nga skuadra e Nurnbergut.

E ardhmja e mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës mbetet e hapur, kanë raportuar të hënën mediumet në Gjermani.

“Njëmbëdhjetë lojtarë do të mbesin pa kontratë në qershor të këtij viti. E hapur është e ardhmja e Miso Breckos, Ondrej Petrak, Enis Alushit, Laszlo Sepsi dhe Thorsten Kirschbaum, të cilët humbën vendin e tyre”, shkruan "fussballtransfers.com".

Alushi 32-vjeçar këtë edicion ka luajtur vetëm një ndeshje dhe atë për ekipin e dytë të Nurnbergut.

Vonë është kthyer në stërvitje për shkak të një problemi që pati në shpinë.