Sport

Arsenali duhet t'i nënshtrohet një ndryshimi të madh

Pas një jave në të cilën pësoi dy herë 3:0 nga Manchester City, që ka dëshmuar dallimin mes Arsenalit dhe liderëve të Premier Leagues së Anglisë, humbja 2:1 ndaj Brightonit të dielën ka sugjeruar se është në dyshim edhe plasimi i Arsenalit në Top 6.

Fokusi sërish është në të ardhmen e trajnerit francez Arsene Wenger, por pavarësisht nëse do të qëndrojë edhe një vit sa ka kontratë apo do të largohet në fund të stinorit, është e qartë se skuadra nga veriu i Londrës duhet të bëjë ndryshime të mëdha.

Arsenali me pikë është më afër skuadrës së vendit të shtatë në renditje, Burnleyt, sesa Chelseat që zë vendin e pestë.

Skuadra e Wengerit është 13 pikë prapa Tottenhamit që zë vendin e katërt dhe të fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe plot 33 pikë prapa liderit Manchester Cityt... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)