Pasi lëshoi rast jetësor, Bashkimi u kthehet sfidave në BIBL

Pasi lëshoi rast jetësor, Bashkimi u kthehet sfidave në BIBL

06 mars 2018 10:13

Një ditë pas humbjes në finale të Kupës së Kosovës në basketboll nga Sigal Prishtina, skuadra e Bashkimit ka marrë rrugë për në Bullgari ku brenda tri ditëve do t'i zhvillojë dy ndeshje në kuadër të Ligës Ballkanike.

Bashkimi i Prizrenit të dielën mbrëma lëshoi rast të mirë për të fituar trofe në basketbollin e Kosovës, pas pritjes prej vitit 2001. Por pësoi në fund nga Sigal Prishtina me rezultatin 77:74, ndonëse Prishtina u paraqit pa të huaj dhe me numër të kufizuar të lojtarëve vendorë. Bashkimi në përbërje ka tre të huaj, që nuk mjaftuan për të fituar trofeun.

Te Bashkimi pranojnë se janë të mërzitur që kanë lëshuar një rast të madh nga duart, por insistojnë se nuk kanë kohë për të kthyer kokën prapa. Humbja në finale sado që është e dhimbshme, tashmë i takon së kaluarës, kanë thënë te Bashkimi.

Në klubin prizrenas synojnë që megjithatë të fitojnë një trofe këtë edicion. Janë në garë për titullin e Kosovës dhe atë të Ligës Ballkanike, ndonëse me më pak gjasa... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme