Challandes, trajneri emocional që u beson shumë lojtarëve të rinj

Challandes, trajneri emocional që u beson shumë lojtarëve të rinj

06 mars 2018 08:37

Ashtu siç pritej, emërimi i përzgjedhësit të ri të Kosovës në futboll ka ngjallur reagime të shumta. Përzgjedhja e zviceranit me përvojë, Bernard Challandes, ka pasur përkrahësit dhe kritikët e vet.

Ka pasur komente prej më të ndryshmeve për përzgjedhjen që ka bërë Federata e Futbollit të Kosovës për postin që mbeti vakant pas ndarjes me Albert Bunjakin, në tetorin e kaluar. Por pakkush mund të flasë më me kompetencë për Challandesin se ish-lojtarët e tij, shkruan Koha Ditore.

Ka plot lojtarë shqiptarë që gjatë karrierës kanë punuar me 66-vjeçarin, që është shfaqur energjik të premten në konferencën e prezantimit zyrtar të tij.

Për Challandesin fjalët më të mira i ka folur mesfushori Adrian Nikçi, që ka luajtur 16 ndeshje për U-21 të Zvicrës. Nikçi, tani 28-vjeçar, ka luajtur për skuadra si Zuerich, Hannover, Thun, Young Boys, Nuernberg e Union Berlin. Aktualisht është pa skuadër, ndërsa debutimin në nivelin profesional e kishte bërë pikërisht nën urdhrat e Challandesit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme