Barcelona afër rekordit të madh

Barcelona afër rekordit të madh

05 mars 2018 19:54

Barcelona e trajnerit Ernesto Valverde po kalon njërin prej sezoneve më të mira në histori të klubit.

Katalunasit, janë afër të thyejnë një rekord të madh në elitën e futbollit spanjoll.

Barça ka 34 ndeshje të njëpasnjëshme pa pësuar humbje në La Liga dhe i duhen vetëm edhe katër ndeshje për ta barazuar rekordin të cilin e mban Real Sociedadi që kishte arritur 38 ndeshje pa pësuar.

Ndërkaq, për të vendosur rekord të ri, Barca duhet të mos pësojë humbje në 5 ndeshjet e radhës, kundër Malagas, Athletic Bilbaos, Sevillas, Leganesit dhe Valencias.

Me fitoren e arritur të dielën ndaj Atletico Madridit, Barcelona është shkëputur në 8 pikë larg vendit të dytë dhe i është afruar edhe më shumë titullit të kamionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme