Unitedi bën gati ofertën për Varanen

Unitedi bën gati ofertën për Varanen

05 mars 2018 16:13

Manchester Unitedi raportohet se është gati për të bërë ofertë për mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane.

Sipas “Diario Gol”, Jose Mourinho është i vendosur që në Old Trafford ta sjellë një mbrojtës të ri dhe e ka caktuar Varanen si lojtarin kyç për ta stabilizuar mbrojtjen e tij.

Presidenti i Realit, Florentino Perez do të pranojë shitjen e francezit, nëse Unitedi ofron 60 milionë euro në fund të sezonit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme