Sport

Perez synon ta marrë Sanchezin në Real Madrid

Descriptive Text

Real Madridi është duke e monitoruar mbrojtësin e Tottenhamit, Davinson Sanchez.

Sipas mediave spanjolle, presidenti i ‘Los Blancos”, Florentino Perez, i ka vënë syrin Sanchezit.

Mbrojtësi ka impresionuar në sfidën kundër Realit në Ligën e Kampionëve. Siç raportohet, madrilenët janë të interesuar për ta blerë Sanchezin gjatë verës që po vjen, transmeton ksp.

Javën e kaluar, kolumbiani tha se është i lumtur tek “Spurs”, edhe pse ai nuk e përjashton mundësinë e transferimit tek gjiganti spanjoll.

“Tani për tani, këtu në Tottenham jam shumë i mirë. Jam duke luajtur çdo tre lojë, jam i rëndësishëm në ekip”, tha Sanchez.

“Real Madridi është klub i madh, por sado i madh që është një ekip, nëse kushtet nuk janë të favorshme për mua, unë nuk mund ta pranoj”, theksoi ai.