Evertoni ka dyert e hapura për Wengerin

Evertoni ka dyert e hapura për Wengerin

05 mars 2018 09:54

Nëse në Londër janë të lodhur dhe mezi presin shkarkimin e Arsene Wenger, diku janë të të gatshëm ta presin me krahë hapur. Everton e shikon si një zgjidhje perfekte.

Humbja e fundit me Brighton është sinjali më i keq që ka dhënë Arsenal nën drejtimin e Wenger. Për herë të parë pas 16 vjetësh skuadra regjistron 4 humbje radhazi. Trajneri francez pas ndeshjes u shpreh qartë: ‘nuk jam i shqetësuar për të ardhmen time. Jam i shqetësuar për rezultatet e skuadrës. Dua të bëj më të mirën për sa kohë do të jem këtu’, u shpreh Wenger, transmeton ksp.

Ndërkohë në krahun tjetër të Anglisë ka filluar të flitet pozitivisht, më saktë Liverpool, por te skuadra e dytë, Everton. Pronari i Eveton Moshiri e admiron francezin dhe e sheh si zëvendësuesin më të mirë për Allardyce, që nuk po gjen ekuilibra. Everton regjistroi humbjen e gjashtë jashtë fushe dhe objektivat janë shkuar për skuadrën.

Moshiri mendoj ti ofrojë rolin e trajnerit me kohë të plotë, duke e shkarkuar nga përgjegjësitë e menaxherit, edhe pse duket pak e vështirë pas 22 vjetësh në këtë pozicion te Arsenal.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme