Sport

Arsenali vendos për fatin e Ramseyt

Arsenali duket se ka vendosur që në fund të këtij sezoni ta shes Aaron Ramseyn.

Siç raportojnë mediat në ishull, “Topçinjtë”do të kërkojnë të shesin Aaron Ramseyn gjatë verës pasi që lojtari do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me klubin nga ‘Emirates’, transmeton ksp.

Ramsey me londinezët ka kontratë deri në vitin 2019, mirëpo, thuhet se Arsenali do ta shes lojtarin verën që po vjen për të shmangur mundësinë që ai të ikën nga klubi me parametra zero.