Polakët shokojnë me rekord bote në stafetë

Polakët shokojnë me rekord bote në stafetë

05 mars 2018 12:19

Stafeta e Polonisë në stafetën 4x400 metra në konkurrencë të meshkujve ka shkaktuar befasinë më të madhe të gjithë botërorit të palestrës në atletikë dhe ka shtangur edhe veten, kur vendosi rekord të botës të dielën në garën finale.

“Është një shok i madh dhe befasi për ne. Ne po synonim rekord të Evropës, por nuk prisnim as në ëndërr një rekord të botës”, ka thënë atleti polak Rafal Omelko.

Katërshja Karol Zalewski, Omelko, Lukasz Krawczuk dhe Jakub Krzewina vendosën rekord të botës me kohë prej 3:01.77 minutash, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Por më mbresëlënëse ishte mënyra se si Krzewina, që u kthye menjëherë në hero të Polonis, e ndoqi garuesin e fundit në stafetën amerikane Vernon Norwood dhe e zuri atë në metrat e fundit. Stafeta amerikane dukej e pamposhtur, e veçanërisht pritej një fitore e sigurt kur Norwood ishte në epërsi.

Norwood ishte kampion i SHBA-së në palestër në vitin 2016. Po ashtu rekordi i tij personal prej 45.31 sekondash krahasuar me atë të Krzewinas prej 46.15 sekonda e bënë që të dukej vetëm formalitet puna e fituesit. Mirëpo Krzewina bëri befasi duke e arritur dhe kaluar Norwoodin në fund.

“Skuadra bëri punë të mrekullueshme, por nuk kam koment për garën time”, ka thënë Norwood.

Të gjithë po komentonin angazhimin e Krzewinas.

“Mendoj se rrethi i fundit i Jakubit ishte kyç. Ai shtyu aq fort dhe është shumë i fortë këtë vit. Ai na ka ndihmuar më së shumti drejt fitores”, ka thënë Omelko... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme