Dhunë në futbollin holandez

Dhunë në futbollin holandez

05 mars 2018 10:58

Dhuna ka shpërthyer në ndeshjen e kategorisë së dytë të Holandës, kur futbollistët e De Graafschapit janë sulmuar nga tifozët e skuadrës Go Ahead Eagles pas fitores 4:0.

Pamjet e “Fox Sports Netherlands” kanë treguar tifozët duke u futur në fushë në përfundim të ndeshjes, duke shkelmuar dhe grushtuar futbollistët e De Graafschapit, para se sigurimi të ndërhyjë, shkruan BBC, transmeton “Koha Ditore”. Go Ahed ka lëshuar një komunikatë duke thënë se është thellësisht i turpëruar nga veprimet e tifozëve dhe dënon sjelljet e tifozëve.

Siç kanë raportuar mediumet holandeze policia ka bërë shtatë arrestime. Fillimi i ndeshjes ishte shtyrë për dhjetë minuta pasi fishekzjarrë ishin hedhur në fushë.

“Klubi do të bëjë çdo tentim për të marrë masa të përshtatshme ndaj fajtorëve”, është thënë në komunikatë të Go Ahead. Trajneri i De Graafschapit, Henk de Jong, ka reaguar pas ndeshjes, pasi që në arenë ishin edhe 400 tifozë të skuadrës së tij.

“Pse nuk mund të festojmë? Tifozët tanë nuk e dinin se në çfarë po kalonin, mendoj unë. Kemi mundur të ishim 8:0. Ata nuk dinin se çfarë të bënin me taktikën tonë dhe futbolli ynë ishte fenomenal”, ka thënë de Jong. De Graafschap me fitoren është ngritur në pozitën e gjashtë në Kategorinë e Dytë, ndërsa Go Ahead mbetet në pozitën e 17-të.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme