Wilder i mbijeton “King Kongut” Ortiz, e nokauton në raund të dhjetë

Wilder i mbijeton “King Kongut” Ortiz, e nokauton në raund të dhjetë

05 mars 2018 10:31

Kampioni i peshës së rëndë në boks, Deontay Wilder, i ka dërguar një mesazh të qartë kritikëve që thoshin se ai ka pasur kundërshtar të lehtë gjatë karrierës.

Në një meç sensacional, Wilder mbrojti titullin e botës në versionin WBC për herë të shtatë, duke triumfuar me nokaut në raund të dhjetë ndaj kubanit Luis “King Kong” Ortiz, të shtunën mbrëma në Brooklyn në prani të më shumë se 14 mijë adhuruesve, shkruan ESPN, transmeton “Koha Ditore”.

Ortiz gati sa nuk e nokautoj Wilderin në një raund të shtatë brutal të njëanshëm. Por, Wilder e mori veten dhe u kthye drejt një fitoreje sensacionale me nokaut, duke hapur rrugën drejt një lufte për unifikim të të gjithë titujve, me fituesin e duelit mes britanikut Anthony Joshua dhe zelandezit Joseph Parker.

Joshua, kampion në versionet WBA dhe IBF, do të përballet me kampionin e versionit WBO, Parker, më 31 mars në Cardiff.

“King Kongu nuk më bëri asgjë. Një kampion i vërtetë gjithmonë e gjen një mënyrë për t'u kthyer dhe këtë e bëra unë. Luiz Ortis definitivisht është një boksier i madh. Ai ka bërë meç të madh. Ne e dinim se duhej ta lodhnim. I dëshmova të gjithëve se mund të përballojë grushte. Por Ortiz mund të largohet me kokën lart. Ai i dha tifozëve një meç të madh”, ka deklaruar Wilder 32-vjeçar, që në ringun profesionist i ka fituar të 40 meçet, prej tyre 39 me nokaut.

Ortiz 38-vjeçar ishte shumë pranë të nokautonte Wilderin në raundin e shtatë dhe ishte i dëshpëruar me rezultatin në fund... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme