Arbër Zeneli lëndohet sërish

Arbër Zeneli lëndohet sërish

05 mars 2018 09:33

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka pësuar sërish lëndim. Ai luajti vetëm 25 minuta në pjesën e parë për Heerenveenin që mposhti Willem 2 me rezultatin 2:0.

Zeneli është lënduar pas një ndërhyrjeje të Eyong Enoh dhe është detyruar të largohej para kohe nga fusha, shkruan sot “Koha Ditore”. Nuk është raportuar se sa mund të mungojë. Për Zenelin është hera e dytë këtë edicion që pëson lëndim.

Në të dyja rastet është lënduar kur po kalonte një formë të mirë. Herën e parë mungoi në 12 ndeshje. Në 14 paraqitje ka shënuar tri gola dhe ka asistuar katër herë në kampionatin holandez.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme