Djali i LeBron Jamesit dominon ndeshjen “All Star” për të rinjtë

Djali i LeBron Jamesit dominon ndeshjen “All Star” për të rinjtë

04 mars 2018 23:43

Djali i yllit të basketbollit, LeBron James ka shkëlqyer në ndeshjen “All Star” në kategorinë e të rinjve.

LeBron James Jr. ishte pjesëmarrës në turneun vjetor “John Lucas All Star” që u zhvillua në Houston, transmeton Koha.net. Ai ka marrë pjesë në këtë ngjarje në këto vitet e fundit.

Ai u ndjek nga afër edhe prej yllit të Houston Rockets, Chris Paul që është një nga miqtë më të afërt të LeBron Jamesit, raporton cleveland.com.

James Jr. ka ngjashmëri të mëdha me babanë e tij, një nga yjet më të mëdha të basketbollit. Ai shënon, lëviz, pason e bllokon aksionet e kundërshtarëve.

Se çfarë është në gjendje të bëj ai edhe pse në moshë të re mund ta shikoni në videon më poshtë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme