Liburni përforcohet me Vahid Krasniqin, synojnë titullin dhe arenën ndërkombëtare

Liburni përforcohet me Vahid Krasniqin, synojnë titullin dhe arenën ndërkombëtare

04 mars 2018 22:51

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futsall, Vahid Krasniqi është përforcimi më i ri i Liburnit të Gjakovës.

Krasniqi për gjashtë vite ka veshur fanellën e Besës së Pejës, dhe tashmë ka një përvojë të madhe në futsallin kosovar, transmeton Koha.net. Ai ka respektuar kontratën që kishte me Besën dhe bashkohet me klubin gjakovar si lojtar i lirë.

“Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës në futsall dhe ish-lojtari shumë vjeçar i Besës së Pejës, lojtar me një përvojë shumë të madhe në futsallin e Kosovës, Vahid Krasniqi tani është lojtari më i ri i Liburnit. Krasniqi pas përfundimit të kontratës me klubin e Besës vendosi që karrierën ta vazhdojë në Gjakovë me klubin Liburni”, thuhet në konfirmimin zyrtar të klubit të Liburnit.

Krasniqi është përforcimi i tretë për Liburnin pas Qestaj e Shkodrës, kurse Liburni bën të ditur se nuk do të jetë as i fundit, duke paralajmëruar se do t’i bashkohet edhe lojtarë të tjerë.

Me këto përforcime Liburni thotë se synon ta mbrojë titullin dhe të luajë përsëri në arenën ndërkombëtare. Dhe këto janë edhe synimet e Krasniqit, që thotë se largimi nga Peja është për të mirën e të gjithëve.

“Këtë edicion synoj titullin e Kosovës dhe pjesëmarrjen në arenën ndërkombëtare pikërisht me klubin kuqezi. Liburni ka lojtarë shumë cilësor dhe unë dëshiroj që t’i ndihmoj këtij karvani me mundësitë e mira në parket”, ka deklaruar Krasniqi për Koha.net.

Liburni stinorin pranveror, që nis javën e ardhshme, e nis kundër klubi Mitrovica përderisa kishte përfunduar në vendin e dytë në stinorin vjeshtor.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme