Sport

Rezultatet e javës së 10 në Superligën e Volejbollit të femrave

Descriptive Text

Drita po vazhdon formën e lartë në Superligën e Volejbollit të femrave.

FVK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se Drita sot ka mposhtur klubin Gryka me rezultat prej 3 me 0, transmeton Koha.net.

Ndërsa si vendas sot fitoi edhe Skënderaj që e mposhti Kastriotin, po ashtu me rezultat prej 3 me 0.

Një ndeshje dramatike u zhvillua ndërmjet Trepçës dhe Ferizajt, me ekipin mysafir që fitoi këtë përballje me rezultat 2-3.

Ndërsa ndeshja ndërmjet Drenasit dhe Prishtinës është shtyrë.

{gallery}