Sport

Festa e Prishtinës pas triumfit në Kupën e Kosovës

Descriptive Text

KB Prishtina ka vazhduar traditën në Kupën e Kosovës, duke e mposhtur sot në finale klubit nga Prizreni, Bashkimin.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Therandë klubi nga kryeqyteti arriti të shpallej kampion duke fituar në sekondat e fundit të takimit me rezultat 77-74, transmeton Koha.net.

Ky ishte triumfi i 14 i Prishtinës në Kupë që nga paslufta, që tregon se “Plisat” kanë pasur një dominim të lartë në basketbollin kosovar.

KTV-ja ka siguruar disa foto nga festa e KB Prishtinës pas triumfit në Kupë, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

 

{gallery}